Grabitje e armatosur në ‘MoneyGram’ në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Prishtinë.

Lajme

20/09/2018 15:48

Siç është bërë e ditur për lajmi.net nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 në institucionin mikrofinanciar, “MoneyGram” në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit, me intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Nga rezultatet e para, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armës ku një person i maskuar, ka grabitur një sasi të parave”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë Policia e Kosovës po punon për të identifikuar personin e dyshuar edhe vendndoshjen e tij./Lajmi.net/