Grabitje dhe plagosje në një pompë në Gjilan

Një person është plagosur me armë zjarri nga dy serb shtetas të Kosovës, të cilët të armatosur kishin kryer një grabitje në një pompë të derivateve në fshatin Shilovë të Gjilanit.

Lajme

22/07/2016 12:54

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit është arrestuar pasi është zënë nga pronarët e pompës ndërsa i dyshuar tjetër është në arrati.

“I dyshuari është zënë nga pronarët e objektit i cili gjatë intervenimit të tyre është lënduar nga shkrepja e një arme të zjarrit. Një vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, shtatë fishekë, tri gëzhoja, një telefon celular, një motoçikletë dhe një helmetë”, thuhet në njoftim përcjell lajmi.net

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy   të dyshuarve,  me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një maskë, një jelek anti-plumb dhe një boks i hekurt./ Lajmi.net