Grabitja në Rinas, rasti kalon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Dosja e plotë për grabitjen në Rinas tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria e Krujës ka shpallur mos kompetencën për hetim.

Lajme

07/07/2016 17:00

Dosja do të kalojë tek Krimet e Rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe do të hetohet nga një grup hetimor i përbërë nga disa prokurorë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është fokusuar tek agresorët, të cilët dyshohet se janë i njëjti grup që ka kryer edhe grabitje të tjera në segmentin Tiranë- Rinas, ndërkohë që pjesë e hetimeve është edhe përgjegjësia e institucioneve të cilat e kanë njohur problematiken dhe nuk kanë marrë masat.