Grabitet posta në Durrës, autorët marrin kasafortën, por arrestohen

Është grabitur gjatë natës një zyrë postare në qytetin e Durrësit.

Lajme

28/06/2018 10:24

Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po kryhen veprimet e para proceduriale.

Zyra Postare Durrës 4 ndodhet në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë ”Aleksandër Goga”. Zyra ndodhet pranë Spitalit Rajonal dhe jo larg Drejtorisë së Policisë. Një telefonatë e një qytetari që ka konstatuar vjedhjen e postës, ka njoftuar në polici, e cila është vënë në lëvizje dhe e ka ndjekur automjetin me të cilin janë larguar, duke kapur autorët e dyshuar.

Kjo zyrë është degë e Postës Shqiptare dhe përveç transportit të korrespondencës e mallrave ofron shpërndarjen e pensioneve dhe mundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme, energji elektrike, uji, telefon, internet, si dhe taksa të bizneseve dhe siguracione të ndryshme, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Paraprakisht thuhet se autorët kanë marrë kasafortat ku ruheshin paratë e këtyre pagesave.