Grabitet një pikë e karburanteve në Pejë

Një person ka raportuar në polici se ka ndodhur një grabitje në vendin e tij të punës.

Lajme

21/06/2018 10:14

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 03:00, në rrugën “Kreshnik Ademaj” në Pejë, një person nën kërcënimin e armës ia ka grabitur punëtorit të një pike të karburanteve një shumë parash prej 320 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.