Grabitet një bankë në Graçanicë

Persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur njërën nga filialet e një banke në Llapnasellë-Graçanicë.

Lajme

24/09/2018 15:05

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Katër persona kanë hyrë në filialen e bankës “Teb” dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.

Grabitjen e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar një informat për një rast grabitje të armatosur. Rasti ka ndodhur në një filial të një banke në Llapnasellë. Persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabit një sasi të konsiderueshme të parave. Me rastin po merret policia”, tha ajo.

Punëtorët e kësaj banke dyshojnë se janë plaqkitësit e njëjtë që para disa javë grabitën rreth 50 mijë euro tek dega në Fushë Kosovë.

Ata kanë shtuar se grabitësit kanë qenë të pajisur me armë dhe sëpata.

Theksojmë se muajt e fundit janë plaqkitur pika të ndryshme të TEB-it në të njëjtën mënyrë./Lajmi.net/