Grabitet çifti austriak në Shqipëri

Një çift nga Austria e Vjenës kanë thënë se janë grabitur, ku i janë marrë 700 euro dhe një telefon

Lajme

20/08/2017 12:16

Një çift austriak ka njoftuar policinë shqiptare se është grabitur dhe i janë marrë me dhunë 700 euro, si dhe një telefon celular.

Sipas mediave shqiptare, E. T. 54-vjeçare dhe bashkëshorti K. T. 61-vjeçar, nga Vjena ishin grabitur në Fushë-Arrëz, përcjell albinfo.ch.

Policia e Tropojës dhe një grup hetimor janë duke u marrë me këtë rast dhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë shqiptare po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje. /Albinfo/