Grabiten dy taksistë në Gjakovë

Dy taksistë janë grabitur dje nga pasagjerët e tyre në dy fshatra të Gjkovës.

Lajme

29/01/2018 11:35

Në raportin e policisë thuhet se në fshatin Shkugëz të Gjakovës një taksist ka raportuar se dy klientët e tij të panjohur pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë grabitur 25 euro para të gatshme.

Rast i njëjtë ka ndodhur në fshatin Meje të Gjakovës. Një taksist ka raportuar se dy klientët e tij të panjohur pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, ndërsa nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 30 euro para të gatshme.

Në të dy rastet nuk raportohet për persona të lënduar.