Grabiten 1 mijë euro dhe dokumente në kompaninë “Pastrimi”

Rreth 1 mijë euro dhe dokumente zyrtare janë vjedhur të dielën në kompaninë publike regjionale “Pastrimi” në kryeqytet.

Lajme

06/11/2017 14:47

Sipas, Feim Salihut, kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, hajnat kanë thyer dritaret e  banjove për të hyrë brenda kompanisë nga pjesa e prapme e ndërtesës dhe pas kësaj kanë dëmtuar  dyer të kësaj ndërtese dhe kanë vjedhë dy arka, njëra me rreth 1 mijë euro në të,kurse në tjetrën ka pasur dokumente të kompanisë.

Policia sipas Salihut ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizat e nevojshme për të vazhduar me hetimet e më tutjeshme.

Siç merr vesh Klan Kosova, dyshohet të jenë 4 persona që kanë kryer vjedhjen.