Grabiten 1.5 milionë euro në Romë

Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot ne Romë, nga një furgon që transportonte para i drejtuar nga policia private.

Lajme

01/06/2018 23:55

Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane.

Grabitja është kryer rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndali për të tërhequr paratë.

Sipas dëshmitaëve në vendngjarje. 4 grabitësit kishin kapuç në kokë, ishin veshur me uniforma policie e të armatosur mirë, transmeton oraneës.

Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë nuk dorëzonin armët.

4 grabitësit kanë mundur të ç’armatosin ata e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar në bordin e një furgoni të vogël tip Doblo me targa gjermane.

Policia e Romës me ndihmën e një helikopteri prej mëngjesit të sotëm patrullojnë territorin. Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.