Gozte: Kërcimi i Mustafit, momenti më qesharak i Kupës së Botës (VIDEO)

Kërcimi i Shkodran Mustafit pas triumfit të Gjermanisë në Kupën e Botës në Brazil, është përzgjedhur momenti më qesharak nga Mario Gotze.

Sport

28/10/2016 23:36

Reprezentuesi gjerman ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve.

Në pyetjen se cili është momenti më qesharak brenda apo jashtë fushës në Kupën e Botës, Gotza përzgjodhi kërcimin e mbrojtësit nga Gostivari, që u bë shqiptari i parë që fitoi Kupën e Botës.

“Mendoj se kishte disa momente qesharake pas triumfit tonë në Kupën e Botës, sikur kërcimi i Shkodran Mustafit në fushë”, u përgjigj Gotze, përcjell ‘Lajmi.net’.

E kërcimin për të cilin foli Gotze, mund ta ndiqeni në videon e mëposhtme.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.