“Gotze, shko te Liverpooli”

Ish-mbrojtësi i Borussia Dortmund, Kevin Grosskreutz tha se Mario Gotze duhet të konsiderojë largimin nga skuadra gjermane në muajin janar, me Liverpool si destinacionin më të mirë të mundshëm.

Sport

24/09/2018 13:34

Gotze, dikur personazhi domethënës i Gjermanisë, që fitoi Kupën e Botës 2014, ka pasur shumë probleme në vitet e fundit dhe karriera e tij po njeh një periudhë të zezë, që nga viti 2016 kur kaloi nga Bayern Munich te Dortmund.

26-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje në këtë sezon dhe është lënë jashtë ekipit në sfidën e fundit kundër Hoffenheim, duke qenë se u paraqit relativisht dobët kundër Club Brugge.

Grosskreutz, ish-shok ekipi me Gotze, tha:

“Më vjen shumë keq për momentin që po kalon Mario Gotze. Në Brugge, e gjithë skuadra nuk luajti mirë, por të gjithë kritikat shkuan për të. Do të ishte më mirë që ai të largohej gjatë merkatos së dimrit, si e vetmja mënyrë për të rilindur karrierën. Mundësisht te Liverpool. Klopp e njeh shumë mirë dhe mendoj se është ndër të vetmit që mund të marrë maksimumin nga Gotze.”