Gotze nuk është Messi

Pep Guardiola ka deklaruar se ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka ende punë për të bërë para se të mund të krahasohet me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Gotze ka zgjuar vëmendje me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Bayernin këtë sezon, pas transferimit në klub për 37 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën…

Sport

01/03/2014 07:55

Pep Guardiola ka deklaruar se ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka ende punë për të bërë para se të mund të krahasohet me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Gotze ka zgjuar vëmendje me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Bayernin këtë sezon, pas transferimit në klub për 37 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën e vitit të kaluar.

Mirëpo, Guardiola ka insistuar se i riu nuk është ende në nivel me katër herë fituesin e Topit të Artë.

“Nuk mund të ketë krahasime mes tij dhe Messit. Messi është futbollisti më i mirë në histori”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës.

“Ai është në vitin e parë në klub, që nuk është e lehtë, por ka bërë mirë, shumë mirë. Është ende 21-vjeç dhe mund të përmirësohet. Ai është tashmë një prej futbollistëve më të mirë në Gjermani. Mundohem t’i ndihmoj, por Messi është në një nivel tjetër”.

Gotze ka shënuar gjashtë gola në 17 paraqitje për Bayernin, kurse Messi ka realizuar 14 gola në 18 takime në La Ligë për Barcelonën këtë sezon.