Gotze kërcënon Man Utd-in

Mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka paralajmëruar Manchester Unitedin se skuadra e tij do të mundohet t’i sulmojë menjëherë nga fillimi i duelit të kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena të mërkurën. Takimi i parë ka përfunduar me rezultat 1:1, epilog që e dërgon gjigantin bavarez në gjysmëfinale, në rast…

Sport

08/04/2014 19:16

Mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka paralajmëruar Manchester Unitedin se skuadra e tij do të mundohet t’i sulmojë menjëherë nga fillimi i duelit të kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena të mërkurën.

Takimi i parë ka përfunduar me rezultat 1:1, epilog që e dërgon gjigantin bavarez në gjysmëfinale, në rast të barazimit pa gola në ndeshjen e dytë.

Mirëpo, Gotze insiston se Bayern do ta sulmojë Manchester Unitedin.

“Ne duhet të jemi edhe më të përkushtuar në çerekun e tretë të fushës”, deklaroi ish mesfushori i Borussia Dortmundit për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Dhe, nëse ata tërhiqen prapa, ne do të sulmojmë edhe më tepër duke shfrytëzuar do hapësirë të mundshme që na ofrohet. Ky do të jetë faktori vendimtar të mërkurën”.