Gotze i shet atletet për t’i ndihmuar refugjatët

Mario Gotze ka vendosur të grumbullojë fonde për t’i ndihmuar refugjatët.

Sport

20/09/2015 12:29

Gotze i ka vënë në ankand atletet e tij me të cilat luajti ndaj Olympiacosit në fitoren 3:0 të Bayernit, transmeton Lajm

Paratë e mbledhura nga shitja e tyre si dhe format e tjera lojtari do t’i dorëzojë për ndihmë refugjatëve.

Bayern paraprakisht ka dhuruar 1 milion euro për refugjatët e ardhur si dhe ka projekte madhore për t’u dalë në ndihmë atyre.