Gotze fton Lewandowskin

Mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka thënë se do të jetë i lumtur nëse bashkohet me sulmuesin Robert Lewandowski në Allianz Arena. Gjiganti bavarez dështoi në përpjekjet për transferimin e yllit polak nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës, por pritet që të sigurojë shërbimet e tij pas përfundimit të këtij sezoni kur…

Sport

26/09/2013 18:00

Mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka thënë se do të jetë i lumtur nëse bashkohet me sulmuesin Robert Lewandowski në Allianz Arena.

Gjiganti bavarez dështoi në përpjekjet për transferimin e yllit polak nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës, por pritet që të sigurojë shërbimet e tij pas përfundimit të këtij sezoni kur edhe do të skadojë kontrata e tij me klubin rival të Bundesligës.

Edhe pse Lewandowski ka sqaruar se deklaratat e disa ditëve më parë ku ai ishte cituar se do të nënshkruajë marrëveshje paraprake me Bayernin në janar para se t’i bashkohet atyre në verë ishin keqinterpretuar, Gotze dëshiron të luajë sërish së bashku me të, pas kombinimeve të suksesshme në Dortmund.

“Nëse Lewandowski na bashkohet, do të jem shumë i gëzuar. Ai dhe unë u kuptuam shumë mirë në Dortmund. Ai është sulmues i shkëlqyeshëm”, deklaroi Gotze për Bild. Mesfushori gjerman iu bashkua Bayernit gjatë afatit kalimtar të verës.