Gotovina emërohet këshilltar për siguri kombëtare në Kroaci, reagime të ashpra në Serbi

Gjenerali i njohur kroat, Ante Gotovina është emëruar sot për këshilltar të veçantë të ministrit të Mbrojtjes kroat dhe zv/kryeministrit, Damir Krstiçeviq. Ai do të merret me sistemin e sigurisë shtetërore dhe këtë punë do ta bëjë pa pagesë.

Lajme

17/11/2016 19:54

Vendimin për emërimin e Gotovinës e ka nënshkruar kryeministri, Andrej Plenkoviq në mbledhjen e sotme të qeverisë kroatë në Vukovar, transmeton lajmi.net.

Gotivina, sipas mediave kroate, do të merret sistemin e sigurisë shtetërore, të cilin po e zhvillon Krstiçeviq, por do të jetë i angazhuar sipas nevojës edhe në çështje tjera që lidhen me sigurinë.

Gotovina për këtë detyrë ka pasur të drejt për pagesë, por ai, siç thuhet, ka insistuar që këtë punë ta bëjë pa u paguar.

Ministri kroat i Mbrojtjes ka thënë se është i lumtur që Gotovina ka pranuar të angazhohet pran tij, sepse me këtë edhe praktikisht fillon angazhimi i ish ushtarëve dhe oficerëve profesionist të cilët me dituritë dhe përvojat e tyre mund të kontribuojnë në sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura, transmeton lajmi.net.

Ky lajm nuk është pritur fare mirë në Serbi. Ministri serbe për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kjo është lëndim për të gjitha viktimat dhe të larguarit gjatë operacionit “Oluja” (Stuhia).

Gotovina ka qenë i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte, por është liruar si i pafajshëm. /Lajmi.net/