Gostivar: Bie nga kati i dytë, 52 vjeçari në gjendje kritike

Një 52 vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda, pasi ka rënë nga banesa e tij. Ai jeton në afërsi të Banjicës së Poshtme, njoftojnë mediat në Maqedoni.

Lajme

18/10/2015 13:46

Ngjarja ka ndodhur të shunën rreth orës 15 dhe i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin e Gostivarit por për shkak të lëndimeve të rënda, ai menjëherë është transferuar në një klinikë në Shkup.

Sipas SPB-Tetovë, ekipi i inspektimit dhe prokurori publik kanë dal në vendin e ngjarjes ku personi në fjalë C.N ka ra nga banesa e tij. Nga arsye ende të panjohura ai  ka ra nga kati i dytë i ndërtesës ku jetonte në afërsi të Banjicës së Poshtme. Në kohën e rënies, ai ishte i vetëm dhe për të hetuar se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas informatave të fundit, 52 vjeçari C.N është në gjendje kritike./lajmi.net