Gosling falënderues ndaj gruas për çmimin në ‘Golden Globe’ (Video)

Derisa shumica e fituesve të Golden Globe zgjodhën për të folur para publikut për diçka tjetër, Ryan Gosling, ylli i ‘’La La Land’’ përdori fjalimin e tij për diçka më tepër personale. Ai falënderoi partneren e tij Eva Mendes.

ShowBiz

09/01/2017 11:17

‘’Kjo nuk është hera e parë që unë kam gabuar në lidhje me Ryan Reynolds’’ tha Gosling me shaka në fjalimin e tij derisa i referohej Reynolds i cili ishte nominuar për aktorin më të mirë poashtu për komedinë muzikore.

‘’Ka shumë njerëz që duhet falënderuar, por do doja të falënderoi personin e duhur për mua’’.

‘’Derisa unë po këndoja dhe vallëzoja duke luajtur me piano, duke përjetuar një nga përvojat më të mira që kam pasur  ndonjëherë në film, zonja ime po kujdesej për vajzën tonë, shtatzënë me fëmijën tonë të dytë dhe poashtu po përpiqej që të ndihmonte vëllain e saj i cili po luftonte betejën me kancerin’’.

‘’Nëse ajo nuk do të më pranonte me këto të gjitha në këtë mënyrë siç jam, këtë çmim sigurisht që do ta merrte dikush tjetër’’

‘’Pra e dashura Mendes, faleminderit. Për vajzat e mia, Amadan dhe Esmeraldan. Ju dua’’ ka përfunduar aktori Ryan Gosling fjalimin e tij përmbyllës për ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Golden Globe Awards, njofton Klan Kosova.