Gorilla qëllohet për vdekje, pasi një fëmijë hyn në kafazin e saj (VIDEO)

Policët e  një kopshti zoologjik kanë qëlluar për vdekje një gorillë, pasi një djalë katër vjeçar ka hyrë në kafazin e saj në qytetin amerikan Cincinnati, transmeton Klan Kosova.

Bota

29/05/2016 11:53

Djali kaloi gardhin dhe u fut në një hendek me ujë, ku u rrëmbye nga gorilla.

Policët në kopshtin zoologjik thanë se ishin të detyruar të qëllonin mbi gorillën pasi “situata u bë kërcënuese për jetën e djalit”.

Fëmija u dërgua në një spital lokal, edhe pse nuk ka informacione lidhur me gjendjen e tij, ai është liruar nga spitali dhe besohet se do të shërohet.

Javën e kaluar dy luanë e qëlluan për vdekje në një kopsht zoologjik në Kili pasi një njeri hyri në kafazin e tyre duke tentuar të vetëvritet.

YouTube player