Gorani: Protesta e së shtunës, tregon fuqinë e AAK-se e Nismës

Aderimet e anëtareve të dy partive opozitare (AAK dhe Nisma) në Lëvizjes Vetëvendosje (VV), po vijnë si rezultat së partia më e madhe opozitare e ka fituar njëfarë besimi tek këta anëtarë, se ata janë duke e bërë opozitarizmin më të madh në vend, vlerëson analisti Dukagjin Gorani.

Lajme

12/05/2016 17:51

Ai ka thënë për Telegrafin se ekziston një lloj dyshimi te një pjesë e anëtarëve dhe aktivistëve të partisë së Haradinajt dhe Limajt, që ndarja e opozitës, që ka ndodhur më herët, nuk ka qenë krejtësisht parimore.

“Ndoshta, sipas bindjeve te tyre, oferta që po e ofron VV-ja, dhe qëndrimi partiak aktual që e ka, është më efikas në kontekstin e një opozite të fuqishme. Së paku aderimet e reja, si duket flasin për pakënaqësi brenda këtyre subjekteve”, ka thënë Gorani, për Telegrafin.

 Duke folur për protestën e 14 majit, të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, Gorani ka thënë se përkrah protestat kundër kësaj Qeverie.

“Tash, ndoshta për faktin që organzimi i tyre nuk përfshin gamë më të madhe të organizatorëve, ndoshta ajo do të reflektohet edhe në pjesëmarrjen e protestuesve. Deri vonë protestat kanë qenë të organizuara nga opozita e bashkuar, ku po ashtu ka pasur përkrahje shumë të madhe prej grupeve jopartiake dhe shoqërisë civile”, ka shtuar ai.

Gorani ka thënë se protesta e së shtunës është kryekërput e identifikuar prej dy subjekteve opozitare, AAK dhe Nisma. “Numri i daljes është një tregues për përkrahjen që e kanë këto dy parti opozitare./Telegrafi