Google zbulon tabletën 3D nga projekti Tango

Google sapo ka zbuluar një tabletë të pajisur me një senzorë 3D dhe një kamerë gjurmuese.

Auto & Tek

06/06/2014 17:39

Tableta vjen nga projekti i fundit i Google i quajtur Tango, dhe sjellë një kombinim 3D me senzorë të thellë në pajisjet mobile.

Tableta 7 inç do të ketë 4GB RAM dhe 128 GB hapsirë për ruajtjen e të dhënave, dhe gjithashtu do të jetë e pajisur me kamera të shumëllojshme, përfshirë një kamerë me mundësi gjurmuese dhe një me senzorë të thellë.

Tableta vepron përmes sistemit Android 4.4 KitKat dhe do të jetë e fuqizuar me një procesorë Tegra K1 nga NVIDIA.

Një numër i kufizuar i tabletëve prototip do të jenë të gatshme më vonë këtë muaj për $1,024.

Projekti Tango është projekti më i fundit i Google në teknologjinë e avancuar së bashku me grupin e projekteve ATAP. ATAP kishte zbuluar pajisjen e parë nga projekti Tango me senzorë 3D në muajin shkurt.