Google zbulon prototipin e parë funksional të projektit Ara

Projekti Ara i Google ka arritur një moment të rëndësishëm.

Auto & Tek

01/11/2014 22:19

Një video e shfaqur në YouTube e tregon prototipin e parë të përparuar të projektit Ara për celularë – një projekt që do të mundësojë krijimin e ndonjë apliacioni.

Projekti Ara është ambicia e Google për celularët modularë që kanë copa të këmbyeshme. Ideja është që të krijohen celularë të cilët kanë komponente individuale, si procesori, ekrani apo kamera, do të mund të shkëmbeheshin individualisht në mënyrë që përdoruesit të kenë më shumë mënyra për të rregulluar pajisjet e tyre me një kosto më të ulët, transmeton Lajmi.net.

Prototipi i fundit, i quajtur Spiral One, është prototipi më funksional i projektit Ara.

Në këtë video të shkurtër, pajisja Android është e fuqizuar, ekrani është i hapur dhe një aplikacion shfaqet – përgjatë videos tre minutëshe, 15 sekonda i janë rezervuar pajisjes që është e gatshme për të punuar.