Google tregon cili qytet është qendra e botës, nuk do ta besoni për cilin vend bëhet fjalë

Qyteti turk i Çorumit është përcaktuar si qendra e botës për nga pikëpamja gjeografike, doli nga një studim i motorit të kërkimit “Google”.

Auto & Tek

21/08/2018 13:35

Motori më i madh i kërkimit në botë përcaktoi qytetin Çorum si qendrën gjeografike të botës.

Çorum, i cili ka qenë deri më tani nga matjet teorike si qendra e botës, tashmë është përcaktuar edhe nga “Google Maps” si i tillë.

Andreë G. Ëoods, në disa matje të vitit 1973, kishte përcaktuar si qendrën gjeografike të Tokës, një zonë rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Edhe në vitin 2003, Holger Isenberg duke bërë matje me modelin dixhital global, kishte pohuar se qendra gjeografike e botës ishte pikërisht Çorumi.

Ndërkohë, kanë ekzistuar teori se qendra gjeografike e Tokës ishte zona ku ndodhen piramidat e Egjiptit.