Google Translate shton 20 gjuhë të reja (Video)

Google njoftoi se ka shtuar edhe 20 gjuhë të reja në aplikacionin për përkthim të mërkurën.

Auto & Tek

30/07/2015 11:16

Përditësimi përfshinë përkthime të përmirësuara me zë, përderisa përkthimet Anglisht në Hindi dhe Thai tani janë në dispozicion.

Gjuhët e reja përfshijnë Bullgare, Katalane, Kroate, Çeke, Daneze, Finlandeze, Hungareze, Indoneziane, Lituaniane, Norvegjeze, Polake, Romune, Sllovene, Suedeze, Turke dhe Ukrainiane.

Aplikacioni tashmë i lejon përdoruesit që të kapin foto të fjalëve apo frazave të një gjuhe të panjohur për një përkthim direkt vizual pa nevojën e lidhjes në internet, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni është përditësuar për iOS dhe Android.