Google tani ju sygjeron Kosovën si shtet

Google, kompania që jep shërbimet e hartave online, ka bërë disa përparime në “njohjen virtuale” të Kosovës në shërbimet e saj, përkundër se kjo njohje nuk është akoma “e plotë” Pas ndarjes së Kosovës nga Sërbia në hartat e saj, Google e njohu atë edhe në Google AdWords. Tashmë, gjiganti amerikan po e sygjeron automatikisht Kosovën edhe në…

Auto & Tek

28/03/2014 20:40

Google, kompania që jep shërbimet e hartave online, ka bërë disa përparime në “njohjen virtuale” të Kosovës në shërbimet e saj, përkundër se kjo njohje nuk është akoma “e plotë”

Pas ndarjes së Kosovës nga Sërbia në hartat e saj, Google e njohu atë edhe në Google AdWords.

Tashmë, gjiganti amerikan po e sygjeron automatikisht Kosovën edhe në listat e shteteve kur hapni një e-mail të ri dhe jeni me lokacion në Kosovë, gjë që më herët nuk ka ndodhur.

Foto: Gmail sygjeron automatikisht Kosovën si lokacion, në bazë të lokacionit aktual të vizitorit