Google sjellë energjinë diellore në çdo shtëpi amerikane

Google do t’i investojë $300 milion, si pjesë e një fondi prej $750 milion të quajtur “SolarCity”, qëllimi i të cilit do të jetë inkurajimi për t’u përdorur energjia diellore në shtëpitë amerikane.

Auto & Tek

28/02/2015 18:48

Fondi, i cili u bë i ditur dje, mbulon koston e krijimit dhe instalimit të paneleve diellore, kështu që pronarët e shtëpive të mos kenë shpenzime shtesë në kostot e tyre mujore.

SolarCity, ofruesi më i madh në SHBA i energjisë diellore, pretendon se kjo do t’u kushtojë amerikanëve më pak se të paguash për një kompani tipike shërbimesh, transmeton Lajmi.net.

Shpenzimet e instalimit janë shpesh të larta për energjinë diellore, të cilat mund të jenë të papërballueshme për disa qytetarë. Me këto para të fondit, të gjithë pronarët e shtëpive do të paguajnë në muaj për energjinë që prodhojnë panelet diellore.