Google shumë shpejtë me platformën e Telemjekësisë

Google siç duket është duke u bërë edhe më e mençur. Tani, të paktën për disa përdorues, ajo është si një prind i cili kujdeset për ta, që jo vetëm se do të ju thotë se 'duhet të vizitoni mjekun', por do ta bëjë që kjo të ndodhë.

Auto & Tek

13/10/2014 19:48

Krijuesi Jason Houle vuri re një veçori mjaft interesante përderisa ai kishte kërkuar në Google për “dhimbje të gjurit” në një pajisje Android.

Pas rezultateve të kërkimit, Google i tha atij “Takoni mjekun tuaj tani!” përmes një video-shfaqje. Ai postoi një ‘kapje’ të kësaj video të premten në Reddit, dhe më pas Google e konfirmoi dje se është duke e testuar këtë veçori, transmeton Lajmi.net.

Aspekti i veçantë i kësaj veçorie është që Google do të ofrojë këshilla dhe vide-biseda me ekspertë të ndryshëm, në mënyrë që të përmirësojë kujdesin ndaj shëndetit të klientëve.

Google, duke qenë një shërbim web për njerëz nga e gjithë bota, do të mund ta bëjë telemjekësinë një praktik të zakonshme dhe potencialisht do të grumbullonte shumë para nga kjo.