Google punëson hakerë

Google ka punësuar një ekip të hakerëve për të korrigjuar disa nga problemet më të mëdha në serverët e tyre të internetit, projekt ky të cilin Google po e quan "Projekti Zero".

Auto & Tek

16/07/2014 22:29

Ekipi nga ‘Projekti Zero’ ka për qëllim që të reduktoj numrin e njerëzve që janë caqe të sulmeve nga hakerët dhe të ndalojnë virusët si Heartbleed sa më shpejtë që është e mundur.

Google tha se ekipi i punësuar do të ‘kontribojë 100%’ me kohën e tyre për të përmirësuar sigurinë në gjithë internetin.

Kur të zbulohet ndonjë virus, ekipi do të raportojë menjëherë tek Google dhe do t’i dokumentojë këto në një databazë publike.