Google prezanton sistemin e ri operativ Android N

Ekrani i ndarë që ekzekuton disa aplikacione njëkohësisht dhe kontroll i përmirësuar i njoftimeve janë ndër karakteristikat e reja që i janë shtuar sistemit të operimit (OS) Android.

Auto & Tek

11/03/2016 16:41

Një ndërtimi hershëm i sistemit të ri të operimit, i njohur si Android N, u lëshua të enjten nga Google për t’u testuar nga zhvilluesit e aplikacioneve.

Google tha se e lëshoi më herët se zakonisht këtë version paraprak për të marrë reagimet e përdoruesve dhe zhvilluesve të aplikacioneve, kështu mund të realizojë një version përfundimtar të përmirësuar në kohën e planifikuar, në verë.

Android N do të prezantojë ekranin e ndarë i cili i lejon njerëzit të përdorin dy aplikacione në të njëjtën kohë. Informacioni mund të kopjohet nga njëri aplikacion te tjetri.

Një tipar i ngjashëm është i vlefshëm në disa nga pajisjet iOS dhe Windows 10, dhe Samsung e ka shtuar tashmë këtë tipar në disa nga telefonat e tij inteligjent Android.

Sistemi i ri gjithashtu prezanton disa ndryshime të cilësimeve dhe njoftimeve dhe ka si qëllim të përmirësojë jetën e baterisë.

Google,  tradicionalisht, i ka emërtuar versionet e reja të sistemeve operative me emra ëmbëlsirash, si në rastin e Lollipop dhe Marshmallow.

Versioni më i ri nuk ka ende një emër por është sugjeruar të quhet Android N si emri i një çokollate të famshme dhe si lajthitë (Nuts) shumë të përdorshme për mëngjes.

YouTube player