Google planifikon që t’i lejojë fëmijët nën 13 vjeç të përdorin shërbimet e kompanisë

Google është duke punuar që t'i lejojë legalisht fëmijët nën moshën 13 vjeçare të përdorin shërbimet e kompanisë.

Auto & Tek

20/08/2014 21:18

Google është duke punuar që t’i lejojë legalisht fëmijët nën moshën 13 vjeçare të përdorin shërbimet e veta. Tani për tani, gjigandi i kërkimeve në internet dhe Facebook nuk i ofrojnë shërbimet e tyre për fëmijët nën moshën 13 vjeçare.

Sipas The Information, Google ka qenë duke punuar në rregullimin e përmbajtjes në faqen e tyre që fëmijët nën moshën 13 vjeçare legalisht të mund t’i përdorin shërbimet e Google, transmeton Lajmi.net.

Llogaritë e fëmijëve do të përmbanin një panel special, nga i cili prindërit e tyre do të mund t’i shihnin aktivitetet e fëmijve të tyre online.