Google përditëson aplikacionin Gmail me një integrim më të mirë të ‘Google Drive’

Përderisa shpërndarja e dokumenteve dhe dosjeve në mes të Gmail dhe Google Drive ka qenë pothuajse një përjetim i ngjashëm në web, një integrim në mes të këtyre dy aplikacioneve në celularë ka qenë i mangët deri tani.

Auto & Tek

26/07/2014 19:06

Google nxori një përditësim për aplikacionin Gmail për iOS të enjten, i cili e bën më të lehtë për përdoruesit për të parë dhe shpërndarë dokumente dhe dosje në mes të Drive dhe Gmail.

Përdoruesit e Gmail në iOS tani mund të shohin dhe të ruajnë dosje në Google Drive direkt nga aplikacioni Gmail, me opsionet “Save Drive” dhe “Insert from Drive”.

Përdoruesit tani munden gjithashtu edhe të editojnë cilësitë e dokumentit që dëshirojnë ta shpërndajnë përmes aplikacionit të Gmail.