Google paguan 100 mijë $ për atë që arrin të hakojë laptopin “Chromebook”

Pasi gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur asnjë tentim i suksesshëm për të hakuar 'Chromebook', Google dyfishon shpërbimin.

Auto & Tek

15/03/2016 02:45

Kopmania Google shpesh jep shpërblime të ndryshme për personat që arrijnë të thyejnë kodet e sigurisë që ata vendosin në paisjet e tyre.

Por, siç duket siguria në laptopin ‘Chromebook’, që punon me sistem oprativ Chrome, është aq e fortë sa ata këtë vit kanë vendosur të dyfishojnë çmimin e shpërblimit për atë që arrin të hyjë në ‘guest mode’, tranmeton lajmi.net.

Ekipi i sigurisë i kompanisë ka raportuar se gjatë vitit të kaluar nuk kanë vërejtur asnjë tentim për të hyrë ‘me dhunë’ në këtë kompjuter, kështu që, këtë vit ai që arrin me sukses ta thejë sigurinë e Google, do të shpërblehet me 100 mijë dollarë!/lajmi.net