Google ofron mbi 1 milion euro donacion për refugjatët, ju fton që edhe ju të ndihmoni

Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut është duke u përballur me një krizë të emigrantëve dhe refugjatëve, më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bota

16/09/2015 16:15

Google ka dhënë donacion në vlerë prej 1 milion euro, për organizatat që sigurojnë ndihmë humanitare lehtësuese, transmeton lajmi.net. Ndërsa Google ju fton edhe juve që të bëheni pjesë e donacionit.

Këto donacione do të ndihmojnë në strehim, ushqim dhe ujë si dhe kujdes mjekësor, si dhe do të kujdesen rreth sigurisë dhe të drejtat e personave në nevojë./lajmi.net/