Google nuk planifikon të rikthehet në Kinë

“Google” nuk ka plane që të nxjerrë një produkt kërkimor për Kinën.

Bota

12/12/2018 10:00

Gjiganti amerikan i internetit, “Google” nuk ka plane që të nxjerrë një produkt kërkimor për Kinën, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Sundar Pichai para komitetit të drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Për momentin nuk kemi plane që të nxjerrim një motor kërkimi për Kinën”, tha ai, duke theksuar se “Google” është i përqendruar që të garantojë aksesin e informacionit, transmeton “Alsat M”.

Ka pasur raporte se “Google” po përgatitje të nxirrte projektin “Dragonfly”, një motor kërkimi dhe rikthim në tregun Kinez, nga i cili kompania ishte detyruar të dilte disa vite më parë.