Google ndalon mundësinë e editimit të hartave

Duket se kërkim falja nuk ishte e mjaftueshme për Apple.

Auto & Tek

11/05/2015 17:56

Pasi Google u detyrua që t’i kërkojë falje kompanisë Apple për shfaqjen e robotit Android duke urinuar mbi logon e Apple në Google Maps, kompania është duke e ndalur përkohësisht mundësinë e editimit të hartave me Map Maker, derisa ta rregullojë veglën që njerëzit të mos abuzojnë me të.

Editimet në Map Maker duket se kanë eskaluar në muajt e fundit, për shkak që Map Maker është duke pasur vështirësi për t’i menaxhuar editimet legjitime dhe ato abuzive, transmeton Lajmi.net.

Derisa t’ia dalin me këtë situatë, editimet do të ‘ngrihen’ nga 12 maji. Në një postim në internet, Pavithra Kanakarajan nga ekipi i menaxherëve shkruan, “Ne besojmë se është më e drejtë që të themi se nëse nuk e kemi kapacitetin për t’i rishikuar të gjitha editimet atëherë duhet të bëjmë një pauzë.”