Google mundëson përdorimin e aplikacioneve pa i shkarkuar ato

Në vitin e kaluar, kompania Google kishte njoftuar se së shpejti do të mundësonte përdorimin e aplikacioneve pa i shkarkuar fare ato.

Auto & Tek

10/05/2017 17:42

Google ka paralajmëruar futjen e këtij opsioni të ri për celularë me sistemin operativ ‘Android’, i cili së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë dhe do të quhet ‘Instant Apps’.

Ky opsion tani është në dispozicion në disa pajisje të caktuara, siç është “Google Pixel”, ndërsa përdoruesit mund ta aktivizojnë atë në seksionin “Google settings”.

Ky opsion pritet të sjellë ndryshime të mëdha për përdoruesit të cilët kanë kufizim mujor të internetit, si dhe për ata që kanë pajisje me memorie të vogël.