Google Maps teston veten edhe në thellësinë e oqeanit

Ekipi i Google Maps ka njoftuar se do të zgjerojë fushëveprimin e ‘Street View’ edhe nën ujë. Imazhe të reja u morën në Meksikë, me ndihmën e ‘Catlin Seaview Survey’, një organizatë që dokumenton koralet nënujore në të gjithë botën. Krijuar në shtator të vitit 2012, fotografitë panoramike të prodhuara nga ‘Catlin Seaview Survey’ do…

Auto & Tek

01/03/2014 20:20

Ekipi i Google Maps ka njoftuar se do të zgjerojë fushëveprimin e ‘Street View’ edhe nën ujë.

Imazhe të reja u morën në Meksikë, me ndihmën e ‘Catlin Seaview Survey’, një organizatë që dokumenton koralet nënujore në të gjithë botën.

Krijuar në shtator të vitit 2012, fotografitë panoramike të prodhuara nga ‘Catlin Seaview Survey’ do të lejojnë shkencëtarët që të monitorojnë shëndetin e koraleve anekënd botës, dhe do t’i ofrojnë publikut të gjerë një vështrim nga afër, këtyre pjesëve kritike të mjedisit.

Fotografitë e reja, përfshinë lokacionet si Isla Mujeres dhe Cancun, që gjenden në jug-lindje të Meksikës.

Në njoftimin zyrtar nga Google Maps, ekipi shfaqi fotografi të një peshkaqeni duke notuar në Isla Contoy, dhe një veturë të fundosur që është pjesë e muzeut nënujorë në Isla Mujeres