Google Maps tani do t’ju ndihmojë edhe të parkoni (Foto)

Asgjë nuk mund tua prish ditën më shumë sesa të udhëtosh në një pjesë të panjohur të qytetit dhe të sorollatesh për të gjetur një vend parkingu të lirë.

Auto & Tek

24/01/2017 14:28

TechSot.al ju njofton për updatimin më të ri të Google Maps , versionin Beta të fundit më saktë. Tani do te mundësohet që të jepen drejtime mbi vendet më të mira për të parkuar.

Kjo karakteristikë e re e kapur së pari nga Android Police , u përfshi në versionin beta të Maps v9.44.0, e cila është e disponueshme ndërmjet shkarkimit APK Mirror për pajisjet që kanë Android 4.3 dhe sipër.

Kur ju kërkoni udhëzime drejtimi , do të përfshihet edhe disponueshmëria e parkingut sëbashku me kohën standarte dhe distancën e matur. Ikona e vogël “P” , raporton TechSot.al , se ju paraqet mundësitë që keni për të gjetur një vend të lirë në atë moment.

Probabiliteti vlerësohet në shkalle: E lehtë, Mesatare dhe e limituar.