Google Maps përdorë deve për opsionin ‘Street View’ në shkretëtira (Video)

Në mënyrë që ta bëjë të mundur që përdoruesit e Google Maps ta shohin tërë botën, Google ka filluar të përdorë mënyra të ndryshme për t'i bërë fotografitë e rrugëve dhe vendeve.

Auto & Tek

13/10/2014 19:47

Për shumicën e rrugëve që i shihni në Google Maps duke përdorur veçorinë ‘Street View’ është përdorur vetura, por disa vende janë të vështirë për tu arritur.

Për shembull shkretëtira Lawia në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vend se të provojnë që të udhëtojnë nëpër shkretëtirë për t’i regjistruar pamjet, Google montoi kamerat e saj në disa deve, transmeton Lajmi.net.

Sipas Google, përdorimi i deveve nuk ishte vetëm për udhëtim më të lehtë, por gjithashtu edhe për shkak të mjedisit.

“Për t’i sjellur imazhet e shkretëtirës për opsionin ‘Street View’ ne e vendosëm kamerën Trekker në një deve, e cila merrte imazhe përderisa ajo ecte”, tha Google.

Në një video të shkurtër të postuar në YouTube nga Google, mund të shohim devetë duke ecur në hapsirat e gjëra të shkretëtirës.