Google largon një nga veçoritë më të mira të saj – Lajmi.net
Google largon një nga veçoritë më të mira të saj
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 15:03, 29 July 2017
Google ka larguar instantin, një nga veçoritë më të shpejta të motorit të kërkimit.

Kur u lansua më 2010, ajo u cilësua “e ardhmja e kërkimit” dhe kompania e përshkroi atë si “kërko para se të shkruash”.

Google kishte thënë se përfitimi më i madh që do ta kishin përdoruesit nga kjo veçori do të ishte “kursimi i kohës”, transmeton Gazeta Express.

Instant shfaqte rezultatet e termave të parashikuar të kërkimit para se ta shtypnit butonin Enter ose të përfundonit fjalën e shkruar.

Sugjerimet do të vazhdojnë të shfaqen nën hapësirën e kërkimit përderisa shkruani, por tani duhet ta zgjedhni njërën nga ato ose ta kompletoni tërë kërkimin për të parë rezultate.

Fjalët kyçe: Google, veçori kryesore

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball