Google krijon makinën vetë-ngasëse e kontrolluar nga kompjuterët dhe pa timon apo pedale

Makina e gjigantit Google përdorë sensorë dhe aftësinë informatike për të vlerësuar një mjedis dhe ka për qëllim për të transformuar lëvizshmërinë.

Fun

29/05/2014 01:06

Google është duke ndërtuar një makinë e cila do të jetë në gjendje të lëvizë pa timon dhe pa pedale, e gjitha e kontrolluar nga kompjuterët.

Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë, Sergey Brin, tha në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni se Google do të prodhojë 100 prototipe të makinave vetë-ngasëse, prandaj nuk kanë nevojë për një timon ose për frena dhe pedal të gazit.

Në vend të kësaj, janë butonat për tu nisur dhe ndaluar.

Chris Urmson, drejtori i projektit për ndërtimin e makinës, tha: \”Jemi me të vërtetë të ngazëllyer për këtë makinë, kjo është diçka që do të na lejojë neve për t\’i dhënë shtytje aftësive të teknologjisë vetë-lëvizëse dhe të kuptojmë kufinjtë e saj.\”

Ai shtoi se makina mund do të mund të përmirësonte jetën e njerëzve duke transformuar lëvizshmërinë.

Deri më sot, Google ka ngasur qindra mijëra kilometra nëpër rrugët publike me makinat Lexus SUV dhe Toyota Prius të pajisura me pajisje të posaçme.

Ky prototip është i pari që është ndërtuar nga vetë Google.

Makina nuk do të jetë në shitje dhe nuk pritet që Google të futet më thellë në prodhimin e makinave.