Google ka një risi për ju që dashuroni udhëtimet

DESTINACIONET“Google” po planifikon të fusë në përdorim një aplikacion të ri që lidhet me pushimet dhe do të quhet “Destination”.

Auto & Tek

09/03/2016 19:25

Gjithçka bazohet në informacione dhe të dhëna për vendet më të vizituara nga udhëtarë të tjerë. “ ‘Destinacition’ integron të kuptuarit e thellë të vendeve në botë. Ju mund të mësoni mbi çmimet e fluturimeve dhe hoteleve gjithashtu, njoftoi ‘Google’ në një postim në blog.

Motori gjigant i kërkimit erdhi me këtë risi pasi vitin e kaluar pati një rritje me 50 për qind të kërkimeve në “Google”  nga përdoruesit e telefonave sa i takon udhëtimeve.

DESTINACIONET