Google Fit është shërbimi më i ri i shëndetit për Android

Google zbuloi të mërkurën gjatë konferencës së zhvilluesve një program të ri të quajtur Google Fit për Android, i cili do të shërbej si platformë fitnesi dhe gjurmues shëndeti.

Auto & Tek

26/06/2014 21:49

Kompania njoftoi se Google Fit është një platformë e hapur dhe është e gatshme për prodhuesit. Platforma tjetër e quajtur SDK do të jetë e gatshme në disa javë.

Me këtë platformë përdoruesit do të kenë mundësi që të marrin të dhëna më të mira në lidhje me shëndetin e tyre dhe të marrin rekomandime më të mira për ushtrimet e tyre në palestër.

Për shembull, aplikacioni për humbje të peshës Noom mund të kombinojë të dhëna të ushtrimeve, peshën tuaj dhe mënyrën e të ushqyerit, monitoron aktivitetin tuaj dhe bën sugjerime.

Tjerë partnerë në këtë plaformë janë edhe Nike, LF, Adidas, Runtastic, RunKeeper, Polar, HTC dhe Motorola.

Lajmet vijnë pak kohë pasi që Apple prezentoi aplikacionin e ri të shëndetit të quajtur HealthKit, i cili vjen së bashku në iOS 8.