Google fillon planet për të sjellë Wi-Fi falas në botë

Google po dëshiron që të sjellë Wi-Fi falas në të gjithë botën.

Auto & Tek

26/06/2015 20:44

Google do të fillojë testet për të sjellë Wi-Fi falas në Nju Jork si pjesë e një eksperimenti të cilin kompania pret që ta shpërndajë në të gjithë botën.

Për ta bërë këtë realitet, Google shpreson t’i kthejë 10,000 kabinat telefonike të vjetra në Nju Jork në “shtylla Wi-Fi”, transmeton Lajmi.net.

Këto kabina do të sigurojnë gjithashtu edhe mbushje të celularëve, thirrje telefonike falas dhe një qendër informacioni me prekje. Ky projekt në Nju Jork pritet të fillojë këtë vjeshtë.

Përfitimi më i madh i Google nga ky projekt janë si gjithmonë reklamat, të cilat për kompaninë do të thonë më shumë para, transmeton Lajmi.net.

Ky projekt do ta bëjë të mundur që reklamat e partnerëve të Google të shfaqen kudo në botë, gjithashtu.