“Google Earth” zbulon një informacion top-sekret për Amerikën

Teoricienët e konspiracionit në internet janë shokuar pasi arritën të identifikonin një objekt misterioz në një 'bazë sekrete' të ushtrisë amerikane.

Fun

09/11/2018 19:15

Sipas ‘The Mirror, Google Maps nuk ka përditësuar imazhet satelitore të zonës për pothuajse një dekadë, transmeton lajmi.net.

Midis viteve 2008 dhe 2016, baza në Nevadën Jugperëndimore shfaqte vetëm imazhet satelitore të një serie të shtretërve të thatë të liqenit, por fotot u liruan më në fund pas protestave publike.

Gama e testeve shtrihet rreth 70 milje në veriperëndim të objektit famëkeq të Zonës 51, sinonim me UFO-të dhe teoritë e konspiracionit, duke i dhënë peshë më të madhe kësaj zone.

Videoja, e ngarkuar më 31 tetor, tregon një lloj objekti që depërton përpara një hangari të avionit, por është i paqartë dhe i censuruar nga burimi./Lajmi.net/