Google do të prodhojë lodra të mençura për fëmijë

Shkenca e ‘çmendur’ e Google, me idenë për të krijuar lodra të mençura për fëmijë, ka zhvilluar tashmë patentën më të çuditshme në botë.

Auto & Tek

25/05/2015 13:39

Në përgjigje të lëvizjeve të vogla apo zërit, pajisja antropomorfike mund të synojë vështrimin e saj në burimin social, dhe më pas të interpretojë komanda nëpërmjet serverëve të saj dhe t’i hartojë në një pajisje të kontrollit të mediave, shihet sipas patentës.

google-smart-toy-patent-2015-05-25-02

Nga atje, lodra mund të shprehë kureshtje, të anojë kokën, të rrudhë ballin apo t’i prekë flokët me dorë. Pajisja do të jetë aq e bukur sa që fëmijët do të kënaqen me të, thuhet në patentë, transmeton Lajmi.net.

Në bashkëveprim me fëmijët, lodrat mund të përdoren gjithashtu për të kontrolluar pajisje të tilla si TV, DVD dhe poashtu edhe pajisje të mençura në shtëpi si termostati.

google-smart-toy-patent-2015-05-25-03

Lodrat kanë kapacitet për të regjistruar bisedat dhe aktivitetet e tjera të qasjes, sidomos kur këto pajisje janë duke u përdorur nga fëmijët, transmeton Lajmi.net.

Një avokat në SHBA tha se këto lodra cenojnë privatësinë e njerëzve, duke thënë se kjo ide ‘e çuditshme’ e Google për të krijuar lodra të tilla është ide e një filmi horror.

Në anën tjetër, Google do të mund t’i kufizonte serverët e saj për të pasur qasje në komandat me zë, të tilla si “OK Google”.

Google tha për BBC se këto ide pritet të realizohen shumë shpejtë.