Google do të lansojë YouTube për fëmijë

Aplikacioni pa pagesë do të shfaqet në Google Play më 23 shkurt, me një përmbajtje familjare dhe programe të reja.

Auto & Tek

20/02/2015 16:43

YouTube do të lansojë një aplikacion për fëmijë në mënyrë që të sjellë një eksperiencë më të mirë për fëmijët që përdorin celularët.

Aplikacioni do të jetë i gatshëm për t’u shkarkuar vetëm në pajisjet Android, duke filluar nga 23 shkurti. Nuk është bërë e ditur nëse aplikacioni do të jetë në dispozicion edhe për iOS, transmeton Lajmi.net.

I dizajnuar për celularë dhe tabletë, YouTube Kids do të përmbajë përmbajtje origjinale të DreamWorks TV, Jim Henson TV, Mother Goose Club, Talking Tom, Friends, dhe më shumë.

Dhe programet e tjera si Natinoal Geographic Kids, Reading Rainbow, dhe Thomas the Tank Engine do të shfaqen me orë të tëra për foshnjet.

Kjo është bërë për shkak që në YouTube-në aktuale fëmijët mund të shohin video të cilat nuk janë të rekomanduara për ta.