Google do të lansojë një aplikacion për shëndet

Vetëm dy javë pasi që Apple prezantoi aplikacionin e tij të ardhshëm të shëndetit për iOS 8, Google raportohet se është duke u përgatitur për të lansuar një shërbim të ngjashëm të quajtur Google Fit.

Auto & Tek

16/06/2014 17:56

Gjigandi i internetit do të prezantojë plaformën e tij të shëndetit në konferencën e Google më vonë këtë muaj, raporton Forbes.

Google Fit thuhet se është në gjendje për të mbledhur të dhëna nga aktiviteti i fitnesit, ngjashëm me aplikacionet e tjera të ndërlidhura me shëndetin.

Ky prodhim do të futej direkt në garë me aplikacionin e ri të Apple për shëndet. Koncepti prapa Google Fit është i ngjashëm me aplikacionin Passbook të Apple, platforma virtuale e iPhone për gjëra si kupona dhe bileta të filmave.

Do të jetë në gjendje që të futë të dhëna edhe nga aplikacionet e kategorisë së tretë, të tilla si Nike, për të mbajtur tërë informatat për shëndetin tuaj në një vend.

Muajin e kaluar, Samsung lansoi një aplikacion shëndeti të quajtur Sami, i cili gjithashtu mbledhë të dhëna të ndërlidhura me shëndetin.

Google ka raportuar se do të zbulojë disa pajisje të reja në konferencën e caktuar për tu mbajtur më 25 dhe 26 qershor. Forbes raportoi se është ende e paqartë nëse Google do ta krijojë aplikacionin Googe Fit të veçantë apo do ta krijojë atë së bashku me gjeneratën e ardhshme të sistemit operativ Android.