Google do të lansojë Android TV

Kompania ka raportuar se do të heqë nga planet e prodhimit Google TV dhe në vend të tij do të prodhojë Android TV. Detajet në lidhje me TV ishin të publikuara nga Verge. Inxhinierët e teknologjisë janë duke kërkuar përmirësimin e TV-së duke e bërë atë më të thjeshtë. Android TV është i optimizuar për…

Auto & Tek

06/04/2014 17:37

Kompania ka raportuar se do të heqë nga planet e prodhimit Google TV dhe në vend të tij do të prodhojë Android TV. Detajet në lidhje me TV ishin të publikuara nga Verge.

Inxhinierët e teknologjisë janë duke kërkuar përmirësimin e TV-së duke e bërë atë më të thjeshtë. Android TV është i optimizuar për të shfaqur përvojën e një ekrani televiziv, thotë kompania.

Pasisja do të vijë me një karakteristikë unike, sistemi i rekomandimit i cili do të sugjerojë programe të ndryshme argëtuese të mundësuar në Android.

Android TV do të largojë gjithashtu edhe aplikacione të panevojshme duke mundësuar shkarkimin e aplikacioneve nga TV në mënyrë më të thjeshtëzuar.

Muzikë, filma, lojëra, shfaqje televizive dhe fotografi janë karakteristikat e TV-së gjithashtu.

Paisja pritet t’i favorizojë pjesët e homologëve të tij nga Apple dhe Roku. Hulu Plus, Netflix, Vevo, Pandora dhe shërbime të tjera të Google do të jenë pjesë e paisjes.

Përveç këtyre, raportohet se Android TV do të mbështesë edhe lojëra të ndryshme nga Android.